Vizita në Shkup, Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore nga Gashi

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast, ajo është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Kryeparlamentarja Haxhiu do të zhvillojë edhe takime të tjera në shtetin fqinj.