Dizeli prej sonte shtrenjtohet me 4,5 denarë, rriten edhe çmimet e benzinave

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi nga mesnata.

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten me 3,00 denarë/litër. Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) rritet me 4,50 denarë/litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet me 5,00 denarë/litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet me 2,726 denarë/kg.

“Nga 28.7.2026 ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
Karburant dizel EURODIZEL BS (D-E V) 98,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i lehtë 1 (EL-1) 98,00 (denarë/litër)
Mazut M-1 NS 48,099 (denarë/kilogram)” njoftoi KRRE.

By admin7