Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti shijojnë një mbrëmje romantike në Saint-Tropez

Shpërndaje
13:43 / E Hënë, 27 Korrik 2026 / F.RLeonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti shijojnë një mbrëmje romantike në Saint-Tropez
Leonardo DiCaprio dhe partnerja e tij prej disa vjetësh, modelja Vittoria Ceretti, janë parë duke kaluar një mbrëmje të qetë në Saint-Tropez gjatë fundjavës.

Aktori 51-vjeçar dhe modelja italiane 28-vjeçare darkuan në restorantin luksoz “Cherry” në portin e qytetit, i njohur për kombinimin e kuzhinës italiane me stilin modern të Nju Jorkut. Dyshja u ndal gjithashtu edhe në “Caviar Kaspia” gjatë daljes së tyre.

DiCaprio u përpoq të ruante privatësinë, duke zgjedhur një veshje të thjeshtë me një xhaketë të zezë bomber, kapelë bejsbolli dhe maskë në fytyrë, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Ceretti tërhoqi vëmendjen me një fustan të shkurtër elegant ngjyrë jeshile të çelët, me mëngë të gjata dhe jakë të lartë.

Çifti ka qenë në qendër të vëmendjes që prej verës së vitit 2023, kur nisën të qarkullojnë thashetheme për një lidhje mes tyre pas disa daljeve publike në Los Angeles dhe Ibiza.

Romanca me Vittoria Cerettin ka bërë që DiCaprio të përballet edhe me komentet e fansave rreth pretendimit se ai ka pasur një “rregull nën 25 vjeç” për partneret e tij, pasi modelja aktualisht është 28 vjeçe.

Para lidhjes me Cerettin, aktori fitues i Oscar-it ishte në një lidhje afatgjatë me modelen dhe aktoren italiane Camila Morrone, ndërsa më herët ka qenë i lidhur edhe me modelen Nina Agdal.

Ceretti, nga ana tjetër, ka qenë e martuar me DJ italian Matteo Milleri nga viti 2020 deri në vitin 2023.

By admin4