Manchester City ka bërë të ditur se mesfushori spanjoll Rodri i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale në shpinë.
Sipas njoftimit të klubit anglez, fituesi i “Topit të artë” kishte ndier shqetësime për një periudhë të caktuar, ndërsa operacioni u krye për të trajtuar problemin që e kishte shqetësuar, shkruan Indeksonline
Pas ndërhyrjes, Rodri do të nisë menjëherë një periudhë të shkurtër rehabilitimi, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në dispozicion të skuadrës.
“Manchester City mund të konfirmojë se Rodri i është nënshtruar me sukses një operacioni të vogël në shpinë. Të gjithë në klub i urojnë një shërim sa më të shpejtë dhe do të vazhdojmë të informojmë tifozët për ecurinë e rehabilitimit të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.



