Zyrtare: Josko Gvardiol rinovon kontratën me Manchester Cityn

Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin kroat Josko Gvardiol, duke e lidhur atë me klubin deri në qershor të vitit 2031.

Marrëveshja e re ishte arritur që në muajin qershor, ndërsa tashmë është firmosur zyrtarisht. Kontrata e re përfshin edhe një rritje të ndjeshme të pagës për 24-vjeçarin, shkruan Indeksonline

Drejtuesit e Manchester Cityt e konsiderojnë Gvardiolin një nga lojtarët kyç të projektit afatgjatë të klubit dhe nuk kanë pasur asnjë synim për ta nxjerrë në tregun e transferimeve.

Që prej transferimit të tij në “Etihad”, reprezentuesi kroat është shndërruar në një nga shtyllat e mbrojtjes së skuadrës së Pep Guardiolës, duke fituar besimin e plotë të stafit teknik.

Me kontratën e re deri në vitin 2031, Manchester City siguron vazhdimësinë e një prej mbrojtësve më të vlerësuar në futbollin evropian./Indeksonline/

By admin4