Geasy e “shkun” me këngën e re

Ghetto Geasy, artisti me një karrierë pothuajse 30-vjeçare, e përmbyll këtë verë me hitin e tij më të ri, “SHKUNU”.

Kënga vjen me një tekst të thellë e plot metafora, shoqëruar nga një ritëm mjaft i veçantë.

Video-klipi shfaq një frymë të lartë artistike ku vetë Geasy nuk shfaqet fare—një realizim nga Berat Hasani (Pinkmoon).

Muzika mban vulën e Libeats & Big Deal Records, ndërsa teksti është punuar si gjithmonë nga vetë Getoar Selimi.

By admin4