Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka ndarë me ndjekësit një tjetër paraqitje të saj përmes Instastory..
Në fotografitë e publikuara, Era shfaqet e veshur me një kombinim në nuanca vjollcë dhe të verdhë, të cilit i ka shtuar një kapelë dhe aksesorë që plotësojnë dukjen, shkruan Indeksonline.
Me stilin e saj karakteristik dhe një pamje elegante, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen e fansave, duke dëshmuar edhe një herë se moda është një pjesë e rëndësishme e imazhit të saj.
Era vazhdon të jetë një nga artistet shqiptare me një prezencë të fuqishme në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe paraqitjet e saj.



