Galatasaray ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme prej 130 milionë eurosh për sulmuesin nigerian Victor Osimhen, por klubi turk nuk ka ndërmend të hyjë në negociata për shitjen e tij.
Sipas raportimeve, oferta është paraqitur nga skuadra arabe, Al-Hilal, shkruan Indeksonline
Megjithatë, qëndrimi i Galatasarayt është i prerë. Kampionët e Turqisë nuk janë të gatshëm të negociojnë në këtë fazë dhe nuk kanë ndërmend të hapin bisedime për largimin e 27-vjeçarit.
Osimhen është bërë një nga figurat kryesore të Galatasarayt, ndërsa klubi turk duket i vendosur ta mbajë sulmuesin, pavarësisht shumës së jashtëzakonshme të ofruar nga Arabia Saudite./Indeksonline/
🚨❌ Galatasaray were offered €130m for Victor Osimhen yesterday via an intermediary acting for Al-Hilal.
The offer was made verbally.
Galatasaray are not willing to negotiate at this stage and have no intention of entering talks.@SkySportDE 🇳🇬 pic.twitter.com/0JipzqdyiL
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) August 13, 2026



