Nuk ndalen nënë e bijë, Kimi e Krisi një hap më pranë fitores ndaj Ray J

Kim Kardashian dhe nëna e saj Kris Jenner po vazhdojnë padinë e tyre kundër Ray J.
Reperi ishte përpjekur që padia për shpifje që kishin ngritur kundër tij të rrëzohej, por gjyqtari nuk u pajtua, transmeton Indeksonline.

Kardashian dhe Jenner pretenduan në çështjen e tyre se Ray J kishte dëmtuar reputacionin e tyre përmes deklaratave të rreme.

Ai sugjeroi në një intervistë se ata ishin, ose duhet të ishin, subjekt i një hetimi gjyqësor. Sipas gjyqtarit, Kardashian dhe Jenner ofruan prova të mjaftueshme që këto deklarata mund të interpretoheshin si një akuzë për një krim. Një gjyq është planifikuar për mars 2028.

Avokati i Ray J tha në një deklaratë për Rolling Stone-n se do ta apelonte vendimin.

By admin4