Të paktën 14 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë të shtunën herët në mëngjes, ka njoftuar agjencia kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive.
BPBD bëri të ditur se persona të tjerë kanë mbetur të lënduar në shkallë të ndryshme, duke paralajmëruar se shifrat janë paraprake, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.
Ekipet po punojnë për të nxjerrë personat që mund të kenë mbetur të bllokuar në ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti dhe dhjetëra lëkundjet pasuese. Një paralajmërim për cunami u lëshua pas tërmetit, por u hoq rreth tre orë pas goditjes së parë, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
Tërmeti goditi ishullin Flores pak para orës 05:00 sipas kohës lokale të shtunën. Tërmeti ishte në një thellësi prej 15 kilometrash, bëri të ditur Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e Indonezisë.



