Ganimete Musliu publikon një video: Albin Kurti bën qejf në Bajë të Malishevës, ne e prisnim te zyrat e qeverise

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka pretenduar s Albin Kurti, në orët e mëngjesit të sotëm ndodhej në një pishinë në Bajë të Malishevës, ndërsa ajo dhe persona të tjerë po e prisnin para ndërtesës së Qeverisë.

Sipas saj Kurti ishte duke qëndruar në pishinë së bashku me bashkëpartiakët e tij, Gani Krasniqi dhe Valon Hoti.

“Sot, në orën 7:30 të mëngjesit, kur ne po e prisnim para zyrave të Qeverisë, deputeti Albin Kurti po bënte qejf bashkë me bashkëpartiakët e tij, Gani Krasniqi e Valon Hoti, në pishinë, në Bajë të Malishevës”, ka shkruar Musliu.

“Ne po prisnim para Qeverisë. Ai po notonte, i rrethuar nga një ushtri sigurie, larg zhurmës së kryeqytetit, i rrethuar me disa dhjetëra pjesëtarë të sigurimit, brenda dhe jashtë pishinës. Ky është realiteti i pushtetit që pretendon se është pranë qytetarëve”, ka përfunduar ajo.

By admin7