Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj tha se vendi ka “opozitë të dobët, të mjerë, qyqare”.
Haradinaj në T7 se për këtë shkak, kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është i relaksuar.
“Pse mos me u relaksu ai? Çka po bën opozita?”, tha ai.
“Ai që ka hy me tym, ai që ka hy me gjak, ai që ka hy dhunshëm në Parlament, ai nuk del me këtë lloj opozite çfare e kemi. Më vjen shumë keq”, tha Haradinaj.
Ai tha se “Albin Kurtit s’ka nevojë me iu prishë relaksi me këtë lloj opozite që e ka”.
“Kemi deputetë që janë rahatu me një rrogë, janë rehatu me dy-tri intervista, janë rehatu materialisht”, tha Haradinaj.



