RTK-ja nuk lëshon pe: Injoron intervistën e Thaçit nga Haga, nuk e publikon asnjë lajm

Radio Televizioni i Kosovës e ka injoruar totalisht intervistën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin, e cila mbrëmë është transmetuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ndonëse ky televizion pretendon se i shërben publikut dhe buxheti i ndahet nga taksat e qytetarëve të Kosovës, përgjegjësit e tij nuk e ka parë të arsyeshme të publikon ndonjë lajm nga kjo intervistë, e cila është e fundit para vendimit përfundimtar që pritet të merret më 16 shtator.

Deri në publikimin e këtij teksti, portali i RTK-së nuk e ka publikuar asnjë lajm nga intervista.

Injorimi i kësaj intervistë dëshmon edhe një herë “kapjen” e këtij televizioni nga pushteti i Albin Kurtit.

By admin7