Një nuse e ardhshme në Angli ka shkaktuar debat në familje me planin e saj për dasmën. Ajo dëshiron një ceremoni të madhe dhe luksoze, por në vend të një vakti tradicional, ka vendosur të sjellë food truck-a, duke kërkuar që të ftuarit të paguajnë vetë për ushqimin.
Kunata e saj, e habitur nga ky plan, e ka ndarë historinë në Reddit, duke thënë se familja e dhëndrit ka shumë anëtarë me të ardhura të ulëta dhe se kjo mund të bëjë që disa prej tyre të mos marrin pjesë fare në dasmë, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Sipas saj, nusja e ka justifikuar vendimin duke thënë se nuk dëshiron të shpenzojë 50-100 funte për person për ushqimin e të ftuarve.
Komentuesit e Redditit e kritikuan idenë, duke theksuar se është detyrë e çiftit të sigurojë ushqimin për të ftuarit, ndërsa njëri prej tyre sugjeroi që, nëse nuk mund ta përballojnë, duhet të heqin dorë nga elementet luksoze të dasmës.
Një tjetër komentues paralajmëroi se një organizim i tillë mund të bëjë që shumë të ftuar të refuzojnë ftesën.



