TË SHTËNA ME ARMË NË DUQANXHIK TË SHKUPIT, RAPORTOHET PËR TË PLAGOSUR?
SHKUP – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e Duqanxhikut, në afërsi të Bit Pazarit në Shkup.transmeton faktiditor.info
Sipas informacioneve jozyrtare, dyshohet se nga incidenti mund të ketë edhe persona të plagosur, por deri në këto momente nuk ka konfirmim zyrtar për numrin apo gjendjen e tyre.
Në zonë janë parë forca të shumta policore, ndërsa ekipet kompetente po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me incidentin.
Fakti Ditor do të raportojë çdo informacion të ri dhe të konfirmuar nga autoritetet.


