Ky është zyrtari policor, djemtë e të cilit dyshohet se sulmuan komandantin e NjSO-së

Një incident është raportuar në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë, ku dyshohet se është sulmuar fizikisht kapiteni i NjSO-së, Besart Ahmeti.

Sipas informacioneve të para të Klan Kosovës, incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkingun, e cila më pas ka eskaluar në përleshje fizike.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se në incident dyshohet të jenë përfshirë dy persona, të cilët, sipas të njëjtave burime, janë djemtë e zyrtarit policor R.A., emër i njohur për redaksinë.

Rrethanat e plota të rastit pritet të bëhen të ditura pas veprimeve të institucioneve kompetente.

Klankosova.tv ka kontaktuar policinë për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, por deri në këto momente nuk ka pranuar përgjigje.