Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, tha se e propozuara për nënkryetare nga PDK do të jetë Vlora Çitaku.
“E kemi emrin. E propozuara nga radhët e PDK’së për nënkryetare do të jetë Vlora Çitaku”, tha Hamza pak para seancës konstituive.
I pyetur nëse do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese seancën e sotme që po mbahet më shumë se një muaj pas afatit kushtetues, Hamza tha: “Kjo është çështje që do ta vlerësojmë në ditët në vazhdim”.
Hamza gjithashtu foli edhe për vendimin që pritet nga Gjykata Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së.
“Për ne si PDK është tepër e rëndësishme data 16 shtator, ne presim vendim lirues”./Express/



