Diplomimi i policëve të rinj, shihen kapela të ndryshme gjatë ceremonisë

Përgatitja për ceremoninë e diplomimit të policëve të rinj është përcjellë me raportime të shumta në media. Janë publikuar edhe biseda brenda grupeve të Policisë, ku flitej për mungesë të kapelave për policët e rinj dhe kërkoheshin që ato të huazoheshin nga policët më të vjetër vetëm për ceremoni.

Inspektorati Policor i Kosovës ndërkohë ka marrë vendim për suspendimin e shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës për mënyrën se si ka menaxhuar me kontrata të ndryshme.

Problemet me pajisjen e policëve të rinj me  kapela janë shfaqur edhe sot në ceremoni. Zyrtarët policorë s’kanë pasur kapela të njëjta.

Një prej policeve gra, ka pasur një kapelë ndryshe nga koleget e saj.