Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme nga ora 14:00, në rend dite votimi për Qeverinë e re
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, sot (e diel), në orën 14:00.
Thirrja u bë pak pasi Haxhiu caktoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Pikë e rendit të ditës është “zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.



