Ka ndërruar jetë ish ushtari nga Shkupi, Jusuf Demiri, i cili ishte nga një familje me prejardhje nga Sllupçani.
Ja njoftimi i plotë:
Të nderuar bashkëfshatarë,
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Jusufi Demiri, djali i Haxhi Qani Demirit, familje me prejardhje nga Sllupçani, që jetojnë në Shkup.
Jusufi ishte luftëtar gjatë vitit 2001 në Sllupçan. Ai ishte familjar i Mësuesit Hatip Demiri dhe i Hoxhës Sulejman Demirit (Molla Sulës).
Për ngushëllime, konaku i familjes është në Shkup ( përball Shkollës Imri Elezi Shkup ) deri ditën e martë.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus, ndërsa familjarëve dhe miqve All-llahu ua shtoftë gajretin. 🤲



