Shkup – Pjesëmarrja e ulët në Marshin për Drejtësi “Liria Ka Emër” në Shkup ka ngjallur reagime te qytetarët e pranishëm.
Një qytetar që mori pjesë në aktivitet shprehet i zhgënjyer, veçanërisht për mungesën e intelektualëve dhe figurave publike shqiptare.

“Kishte shumë pak pjesëmarrës, sidomos intelektualë. Ishin edhe disa anëtarë të partisë VLEN. Disi më vjen turp për kaq pak pjesëmarrës në zemrën e shqiptarëve, në Shkup. Nuk e di pse ndodhi kështu”, shprehet qytetari për Faktiditor.info.
Ai thotë se mbetet e paqartë nëse pjesëmarrja e ulët ka të bëjë me mënyrën e organizimit të marshit, me mungesën e mobilizimit apo edhe me zhvillimet e fundit politike.
“Nuk e di nëse kjo ka ardhur nga organizatorët apo ndoshta edhe nga deklarata e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari”, shtoi ai.
Sipas tij, mungesa e një pjesëmarrjeje më të gjerë, sidomos nga intelektualët shqiptarë, është diçka që duhet të nxisë reflektim.
“Shkupi është zemra e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Prandaj është e dhimbshme të shohësh kaq pak njerëz në një aktivitet që lidhet me drejtësinë dhe lirinë”, përfundoi qytetari.
I bërë Like komentin fyes ndaj Daut Haradinajt, Hakif Gashi kërkon falje.



