Çlirim Haziri, organizatori i protestave në shesh, ka bërë me dije se ka ndërruar orari i protestës që po organizohet çdo ditë në shesh.
Ai ka treguar se nga sonte protesta në shesh do të mbahet në ora 19:00.
Në profilin e tij në Facebook, Haziri ka shkruar
“Sonte, për të 17-tën natë me radhë, takohemi përsëri në Sheshin “Skënderbeu”. KUJDES – NGA SONTE NDRYSHON ORARI! ORA 19:00 Sheshi “Skënderbeu”. 17 net rresht. Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi sonte në ora 19:00!”, ka shkruar ai.



