Piloti i FlyDubai përshkruan se si e shmangu rrëzimin e avionit – Edhe pse ishte goditur me thikë, ai shpëtoi pasagjerët
Kapiteni indian Smit Machchhar, i cili aktualisht po shërohet në një spital në Abu Dabi, përshkroi se si mbijetoi pas një sulmi nga bashkëpiloti gjatë një fluturimi të kompanisë FlyDubai.
Duke folur përmes një video-telefonate me kryeministrin indian Narendra Modi – një bisedë që u transmetua drejtpërdrejt në televizion – Machchhar tha të premten se e dinte që duhej të ngrihej sërish në këmbë për të shpëtuar pasagjerët në bord.
Duke folur nga spitali me një fashë në kokë dhe tuba oksigjeni në hundë, ai kujtoi momentet pasi bashkëpiloti e goditi me thikë dhe avioni filloi të binte me shpejtësi drejt tokës.
“Kisha shumë plagë. Rashë përtokë,” tha ai, ndërsa u përfshi nga emocionet teksa fliste për sulmin.



