Elon Musk ndahet nga partnerja me të cilën ka katër fëmijë, ajo publikon mesazhet e fundit

Shivon Zilis, nëna e katër fëmijëve të Elon Musk, ka publikuar disa mesazhe private që pretendon se ia ka dërguar miliarderi, pasi ai e hoqi nga lista e personave që ndiqte në platformën X.

Zilis ka deklaruar se Musk i ka dhënë fund lidhjes së tyre papritur dhe pa paralajmërim, vetëm disa ditë pasi i kishte shprehur dashurinë. Për të mbështetur pretendimet e saj, ajo ka publikuar edhe pamje nga bisedat mes tyre.

“Është e vështirë që brenda një jave, pa asnjë paralajmërim, të kalosh nga dashuria te ndarja, por ndonjëherë gjëra të tilla ndodhin”, ka shkruar ajo.

Zilis ka theksuar se postimi i saj nuk është një shprehje hidhërimi, por se ndihet mirënjohëse që ka mundur t’i japë Musk ndjesinë se dikush e “kupton thellësisht, kujdeset për të dhe e do në mënyrë të qetë, me stabilitet dhe butësi”.

Ajo ka publikuar gjithashtu një pamje ekrani, e cila sipas saj tregon një pjesë të bisedës me Musk më 24 shtator. Në mesazhe, ai pretendohet se e quan atë “partneren e tij të jetës” dhe i shpreh dashurinë.

Përmes një postimi në X, Zilis ka thënë se mënyra se si përfundoi marrëdhënia e kishte befasuar.