“Nuk biseduam për politikë e as për poste”, Lladrovci në takim të rastësishëm me Konjufcën

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca.

Lladrovci nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se ishte një takim i rastësishëm dhe që nuk biseduan as për politikë e as për poste por si të bëhet Kosova më mirë.

“Koha po ecë, vendnumërimi nuk i shkon për shtati Republikës tonë. Ecja duhet të shndërrohet në vrap, për të arritur nivelin që rinia jonë ta gjej lumturinë, këtu. Takim i rastësishëm dhe bisedë e këndshme me Glaukun. Jo, nuk kemi biseduar për politikë as për poste, kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë. Me Glaukun, ka mundur të zgjidhet e panjohura moti, megjithatë, nuk është vonë, për ata që kanë vullnet për ta rreshtuar veten pas Kosovës!” – shkroi ai.