Film horror në Rijeka, Anglia i shënon 7 gola Kroacisë

3 tetori i 2026-tës është një ditë që çdo kroat do të donte ta harronte.

Kjo për shkak se u mposhtën nga Anglia në Rijeka, me rezultat të thellë 0-7.

Humbja e sotme është më e thella në histori të “Vatrenit”, që nga themelimi i kësaj kombëtareje në vitet e 90-ta.

Golat u shënuan nga Kane dhe Saka me nga dy, Bellingham, Gordon dhe Rogers.

Anglia, mbetet e dyta në tabelë me 6 pikë të grumbulluara