Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar përmes një postimi, duke vlerësuar se aktivizimi i partisë së saj ka rikthyer vëmendjen e aktorëve politikë drejt saj.
Musliu ka deklaruar se mobilizimi i PDK-së po ndikon në zhvillimet politike në vend, ndërsa ka përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë ndaj kundërshtarëve politikë.
Postimi i plotë:
Aktivizimi i PDK-së mjaftoi që të gjitha marionetat të kthehen nga ne!
Kur ndalet PDK-ja, ndalet edhe Kosova.
Ata e dinë mirë se kur mobilizohet PDK-ja, Kosova ecën përpara.
Fatkeqësisht, prej gati gjashtë vitesh, PDK-ja është penguar dhe ndalur padrejtësisht, kundër vullnetit të saj dhe në dëm të vendit.
Por PDK-ja nuk ndalet! Ajo është forcë politike me histori, me qëndresë dhe me njerëz që nuk dorëzohen.
Sepse PDK-ja nuk është thjesht një parti politike. Është një forcë që, sa herë mobilizohet, rikthehet në qendër të zhvillimeve politike në Kosovë, e Kosovën e kthen në qëndër të agjendes Evropiane.



