Eman Rrahmani: Nese një burrë matohet me një burrë, s’ka te drejtë me shfrytëzu një grua për me pas fëmijë

Deputeti Eman Rrahmani ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj disa dispozitave në Kodin Civil.

Në emisionin “Kosova Live” në T7, Rrahmani ka deklaruar se, nëse një burrë vendos të martohet me një burrë tjetër, sipas tij, nuk ka të drejtë të marrë një fëmijë dhe të shfrytëzojë një grua për ta lindur atë.

“Nëse një burrë vendos me u martu me një burrë, s’ka të drejtë me marrë një fëmijë, tu e shfrytëzu një grua, se ai s’ka dashtë grua”, ka deklaruar Rrahmani.

Deklarata e tij lidhet me qëndrimet kundërshtuese ndaj çështjeve të martesave mes personave të së njëjtës gjini dhe të drejtës për të pasur fëmijë.