Suhejb Mehmedi: Nuk kam asgjë kundër gjuhës maqedonase, por jetoj në atdheun tim dhe kam të drejtë të flas shqip

Suhejb Mehmedi ka reaguar me një mesazh të qartë për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe, në një kohë kur çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është rikthyer në vëmendjen publike,raporton Faktiditor.info

“Nuk kam asgjë kundër gjuhës maqedonase, por jetoj në atdheun tim dhe kam të drejtë të flas shqip”, shprehet Mehmedi.

Deklarata vjen pas takimit të studentëve të juridikut me ministrin e Drejtësisë, ku është diskutuar çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Kërkesa e studentëve për të mundësuar dhënien e këtij provimi në gjuhën shqipe ka hapur debat mbi të drejtat gjuhësore dhe mundësitë që studentët shqiptarë të zhvillojnë proceset e tyre profesionale në gjuhën amtare.

Mehmedi, përmes deklaratës së tij, thekson se të qenët kundër përdorimit të gjuhës shqipe nuk mund të justifikohet me respektimin e gjuhës maqedonase, duke nënvizuar se respekti për një gjuhë nuk duhet të përjashtojë të drejtën për të përdorur tjetrën.

Çështja e provimit të jurisprudencës në shqip mbetet një temë me rëndësi për studentët shqiptarë të juridikut, të cilët kërkojnë që gjuha shqipe të përdoret edhe në këtë proces profesional./Faktiditor.info?