Italia po ashpërson me shpejtësi masat ndaj protestave të dhunshme, veçanërisht në Milano, për të cilat ministri i Jashtëm Antonio Tajani, theksoi se “ekziston një situatë ndaj së cilës qeveria do të reagojë me vendosmëri të madhe”.
Në këtë kuadër Tajani konfirmoi dislokimin e 500 ushtarakëve në Milano për të garantuar sigurinë.
Atyre do t’u jepen kompetenca të policisë gjyqësore.
Ndërkohë sot qeveria “Meloni” pritet të miratojë një dekret emergjence me masa kundër trazirave.



