Profesori universitar Blerim Latifi beson se Partia Demokratike e Kosovës do ta paguajë pakënaqësinë e qytetarëve për kthimin në Kuvend të Ligjit për Gjykatën Specialen.
Latifi ka thënë sot se shuarja e protestave qytetare duke përdorur Ligjin për Gjykatën Speciale do të ndikojë që pushteti i kryeministrit Albin Kurti “të konsolidohet në nivele të papara deri më tani”.
“Kthimi i ligjit në Kuvend tani po përjetohet si tradhti ndaj protestave dhe është e qartë se çmimin për këtë do ta paguajë PDK-ja. Së dyti, ky veprim e ka dëmtuar radikalisht mundësinë që opozita të mobilizojë protesta të reja”, tha Latifi në një shkrim në Facebook të premten.
Latifi ka deklaruar se me përjashtim të AAK-së, opozita e vendit është kthyer në avantazhin kryesor të Kurtit.
“Kjo, në fund të fundit, do të ndikojë që pushteti i Kurtit të konsolidohet në nivele të papara deri më tani. Opozita në Kosovë, me përjashtim të Aleancës, është kthyer në avantazhin kryesor të Kurtit. Mirëupafshim në vitin 2030!”, ka thënë ai.



