Blloku i udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu ka 56 ulëse sipas rezultateve të pjesshme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Izrael, pas numërimit të 66,2 për qind të kutive të votimit deri në orën 09:20.
Blloku i udhëhequr nga Gadi Eisenkot i Yasharit rezulton me 48 ulëse, ndërsa partitë arabe, të cilat gjithashtu e kundërshtojnë Netanyahun, kanë së bashku 16 ulëse.
Për të siguruar shumicën parlamentare nevojiten të paktën 61 ulëse.
Sipas të dhënave të deritanishme, nën pragun zgjedhor prej 3,25 për qind mbeten partitë Reservists me 2,7 për qind, People of Israel me 1,6 për qind dhe Charedi Public me 0,2 për qind të votave.
Rezultatet janë të pjesshme dhe ndarja e ulëseve mund të ndryshojë me vazhdimin e numërimit. Votat e hedhura në zarfe të dyfishta, përfshirë ato të ushtarëve, numërohen më vonë.



