Ndërron jetë Qani Jusufi nga Haraçina, ish-ushtar i UÇK-së

Me pikëllim është bërë e ditur ndarja nga jeta e Qani Jusufit nga Haraçina, i cili ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi, ku familjarët dhe të afërmit kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij, duke kërkuar nga Allahu i Madhëruar që ta mëshirojë, t’ia falë mëkatet dhe ta pranojë në mëshirën e Tij.

Në këto momente të vështira, familjes Jusufi dhe të gjithë të afërmve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!