Bullgaria bllokon dërgesën prej 19.350 kilogramësh mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve

Një ngarkesë me mollë nga Maqedonia do të kthehet në vendin e origjinës, pasi analizat laboratorike zbuluan mbetje pesticidesh mbi nivelin maksimal të lejuar. Lajmin e bëri të ditur Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore (BFSA), përcjell AIM.

Sipas agjencisë bullgare, dërgesa peshonte gjithsej 19.350 kilogramë dhe nuk përmbushte kriteret ligjore të sigurisë.

Kontrolli u zhvillua si pjesë e inspektimeve të shtuara që Organizata Bullgare e Ushqimit dhe Bujqësisë (BABH) kryen në Bullgari për frutat dhe perimet e freskëta të importuara.