Lufta hibride e Rusisë në Ballkanin Perëndimor

PhD candidat: Gzim Rushiti

Rusia paraqet një aktor gjeopolitik shumë të rrëndësishëm dhe me ndikim të madh në marrëdhëniet ndërkombëtare që nga shekulli i XVII e deri më sot. Pas arrdhjes në pushtet të Presidentit të saj Vladimir Putin, Rusia u bë shumë më agresive dhe u fuqizua shumë, çka i krijon mundësi dhe e bëri të aftë atë që ti realizojë synimet e saj, që kanë të bëjnë me strategjinë ruse për të ushtruar dhe rritur ndikimin e Rusisë në zonat e dikurshme të influencës ruse dhe këtu bën pjesë edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Rusia për të arritur që të realizojë synimet e saja në rajonin e Ballkanit Perëndimor i përdorë instrumentet e luftës hibride. Ndër instrumentet më të rrëndësishëm të luftës hibride të cilat i përdor Federata Ruse në Ballkanin Perëndimor janë disinformimi dhe propaganda, ndikimi nëpërmjet gazit rus, ndikimi fetar tek popujt ortodoks të Ballkanit Perëndimor, gjirhashtu një vend shumë të rrëndësishëm në luftën hibride të cilën e zhvillon Rusia në rajonin e Ballkanit Perëndimor luajnë edhe spiunazhi dhe sulmet në internet.

Instrumentet e luftës hibride të përdorura nga ana e Rusisë në Ballknain Perëndimor po e sfidojnë direkt stabilitetin dhe sigurinë e këtij rajoni. Lufta hibride të cilën Rusia po e zhvillon në shekullin e XXI –të e cila po bëhet gjithnjë e më komplekse, më e sofistikuar dhe shumëdimensionale paraqet një mjet nëpërmjet të cilit Rusia arrinë që të ndikojë në strukturat politike dhe sociale të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Mjeti nëpërmjet të cilit Moska arrinë të ushtrojë ndikim më të madh në raonin e Ballkanit Perëndimor është lufta e informacionit. Rusia paraqet një ndër shtetet më aktive në rajonin e Ballkanit Perëndimor sa i përket lutës hibride. Propaganda dhe disinformimi rus shpesh herë nuk vjen drejtëpërdrejtë nga Moska, por në të shumtën e rasteve shpërndahet nëpërmjet satelitëve të saj të cilët i ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo shpërndarje e propagandës dhe disinformacionit rus në Ballkanin Perëndimor në një përqindje shumë të lartë shpërndahet nga sateliti i saj në këtë rajon Serbia.

Rusia në disa raste edhe ka arritur që ta realizojë qëllimin e saj në Ballkanin Perëndimor, duke arritur që të vonojë procesin e integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet influencës të cilën ajo ka arritur që ta ushtroj tek shtetet e këtij rajoni.

Mënyrat kryesore të cilat i përdorë Rusia për të shpërndarë disinformimin dhe propagandën e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë:

Ø Ndërhyrja në baza elektronike të bazave qeveritare duke i shfrytëzuar dhe kryer sulme kibernetike;

Ø Manipulimi i mediave sociale, me qëllim që të arrijë të ndikojë në perceptimet publike dhe të polarizojë opinionin:

Ø Rusia në rajonin e Ballkanit Perëndimor i shfrytëzon narrativat kulturore, duke e vendosur theksin tek tensinet fetare dhe etnike me qëllim që të arrijë të destabilizojë rajonin e Ballkanit PerëndimorMe qëllim që të arrijë të shpërndajë propgandën dhe disinformimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Rusia i shfrytëzon edhe mediat tradicionale audiovizive të cilat shfrytëzohen për të bërë përhapjen e lajmeve të rreme dhe të manipuluara.

Ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor është shumëdimensional dhe hibrid. Elitat lokale në rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë një rol shumë të rrëndësishëm për ruajtjen e vazhdimësisë së ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu ato i krojojnë një mundësi Rusisë për të ushtruar luftën hibride në këtë rajon.

Gjithashtu edhe lidhjet fetare të Rusisë me popujt e Ballkanit Perëndimor të cilët i përkasin besimit ortodoks paraqet një mundësi për Rusinë për të ruajtur dhe rritur ndikimin e saj në këtë rajon dhe gjithashtu kjo

Një instrument shumë të rrëndësishmë në duart e Rusisë për të ushtruar ndikim mbi disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe sidomos në Serbi është edhe gazi i lirë rus, të cilin Rusia arrinë me shumë mençuri që ta shfrytëzojë si një arrmë shumë të çmuar edhe në luftën e saj hibride të cilën e zhvillon në rajonin e Ballkanit Perëndimor.