Meta ka njoftuar se po zgjeron teknologjinë e saj të vlerësimit të moshës përmes inteligjencës artificiale në nivel global. Kjo do të bëjë që masat mbrojtëse të destinuara për adoleshentët të zbatohen për miliona përdorues të rinj të Instagramit.
Nga kompania shpjegojnë se teknologjia dallon përdoruesit për të cilët dyshohet se janë adoleshentë, edhe nëse gjatë regjistrimit kanë deklaruar se janë të rritur. Llogaritë për të cilat sistemi vlerëson se u përkasin adoleshentëve do të kalojnë automatikisht në cilësimet mbrojtëse të përshtatura për moshën e tyre.
Këto cilësime kufizojnë se kush mund të kontaktojë përdoruesit e rinj, çfarë lloj përmbajtjeje u shfaqet atyre dhe sa kohë kalojnë në platformë.
Kompania ka konfirmuar se po vazhdon të vendosë këtë teknologji edhe në Facebook, ndërsa një sistem i ngjashëm në nivel global do të vihet në punë edhe në platformën Threads deri në fund të këtij viti.



