Vjosa Osmani – Vetëvendosjes: Veç i keni ndërru bosat e krimit e të biznesve, po ju kontrollojnë oligarkët

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se LVV dhe Qeverisja e Kurtit në vend se të shikohen në pasqyrë me qëllim të përmirësimit, ata po i arsyetojnë stagnimet dhe dështimet, shkruan Express.

Duke iu referuar një debati për përkrahjen e biznesve në pandemi, Osmani thotë se vetë e kishte kritikuar një gjë të tillë atë kohë, duke thënë se për këto vite në qeverisje, LVV ka ndërruar bosat e krimit, bosat e biznesit e oligarkët.

Sipas saj, edhe LVV po kontrollohet njejtë nga oligarkët.

“Por cfarë të them unë kur kritikohemi për standarte të dyfishta e dëgjojmë nga ju standarte të dyfishta. Arsyetoni stagnime, e jo duke parë veten në pasqyrë me qëllim për t’u përmirësuar. Thanë që në vitin 2020 fonde u janë dhënë bizneseve, unë e kam kritikuar atë kohë. Në ndërkohë cka ka ndodhur ju veç i keni ndërru bosat e krimit, i keni ndërru oligarkët, bosat e biznesit. Oligarkët i kanë kontrollu ata përpara, oligarkët po ju kontrollojnë edhe juve”, ka thënë Osmani në Kuvend.