PhD candidat: Gzim Rushiti
Federata Ruse po zhvillon luftë hibride në territorin e Bosnjë dhe Hercegovinës për një
periudhë kohore e cila tanimë ka hyrë në decenien e dytë të saj.
Ndërhyrja e huaj dhe manipulimi me informacionin paraqet sfidë dhe kërcënim për proceset
demokratike në të gjithë botën, duke e përfshirë këtu edhe Ballkanin Perëndimor dhe Bosnjë dhe
Hercegovinën. Interferenca dhe lufta hibride e Rusisë në Bosnjë dhe Hercegovinë realizohet
përmes sulmeve kibernetike, kërcënimeve hibride, propagandës dhe lajmeve të rreme dhe një
instrument shumë të rrëndësishëm dhe me shumë vlerë në duart e Rusisë për të realizuar qëllimet
e saj brenda Bosnjë dhe Hercegovinës paraqet Republika Serpska.
Ndarjet e thella etnike të cilët egzistojnë midis kombeve të cilët jetojnë në Bosnjë dhe
Hercegovinë, arkitetktura kushtetuese jofunksionale dhe shumë probleme të tjera të brendshme
me të cilat ballafaqohet Bosnjë dhe Hercegovina duke përfshirë këtu korupsionin, mosbesimin
në institucione dhe problem të tjera krijon një terren ideal për Rusinë që të realizojë në praktikë
operacionet e strategjisë të luftës hibride të saj në këtë shtet.
Fragmentarizimi i thellë politik i cili egziston në Bosnjë dhe Hercegovinë, rivaletet boshnjake
dhe kërkesat shumë të ashpra të kroatëve të Bosnjë dhe Hercegovinës krijojnë hapësirë dhe
mundësi për narrative të cilat e paraqesin Sarajevën jofunksionale dhe të ndarrë.
Mediat të cilat shpërndajnë lajme kontradiktore në Bosnnjë dhe Hercegovinë dhe të cilat
gjithmonë mundohen që ta rrisin mosbesueshmërinë e qytetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës tek
Bashkimi Evropian dhe tek NATO –ja i krijojnë një mundësi të shkëlqyeshme Moskës për të
ushtruar presion të vazhdueshëm dhe të pandërprerë në Bsonjë dhe Hercegovinë.
Marrëdhëniet bilaterale midis Federatës Ruse dhe Bosnjë dhe Hercegovinës dhe nga këtu edhe
ndikimi i Rusisë në Bosnjë dhe Hercegovinë do të varen dhe formësohen nga realiteti më i gjërë
gjeopolitik, në të cilin realitet Moska vazhdon që të shfrytëzojë problemet e brendshme me të
cilat ballafaqohet Bosnjë dhe Hercegovina si mënyrë dhe rrugë për të kundërshtuar ndikimin e
perëndimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Marrëdhëniet bilaterale midis Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Rusisë si dhe ndikimi i Rusisë në
Bosnjë dhe Hercegovinë në të arrdhmen do të varet jo vetëm nga sfidat dhe problemet e
brendshme me të cilat ballafaqohet Bosnjë dhe Hercegovina por edhe nga dinamikat, orientimet
dhe riorientimet gjeopolitike të cilat do të ndodhin në Evropë dhe në botë si rezultat dhe pasojë e
luftës në Ukrainë, procesit shumë të ngadalshëm të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe shumë
faktorëve dhe proceseve të tjera të cilat do të shënojnë gjeopolitikën në të arrdhmen.



