Ngjarje e rëndë në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup: Foshnjës dyditëshe dyshohet se iu pre gishti me gërshërë

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, ku një foshnjeje vetëm dyditëshe dyshohet se i është prerë gishti me gërshërë gjatë një procedure mjekësore.

Sipas informacioneve të bëra publike, incidenti ka ndodhur në momentin kur personeli shëndetësor po përpiqej t’ia hiqte infuzionin vajzës së porsalindur.

Babai i foshnjës, Adnan Azizi, ka rrëfyer se vajza e tij është lënduar gjatë kësaj procedure, ndërsa pas incidentit është dashur të ndërhyjnë kirurgët.

Foshnja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet në bllokun kirurgjik.

Rasti ka ngritur shqetësime serioze lidhur me sigurinë e pacientëve më të vegjël dhe kujdesin gjatë trajtimit të të porsalindurve në institucionet shëndetësore.

Pritet që autoritetet kompetente të sqarojnë rrethanat e incidentit dhe të përcaktojnë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur.

Arrestohet 18-vjeçari nga Radiovca, dyshohet se bëri alarm të rremë për bombë në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë