Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme. Erëra mesatare deri të forta, dhe vende-vende në pjesët perëndimore herë pas here të forta nga jugperëndimi me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë, informon Drejtoria Hidrometeorologjike e Shkupit.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 11 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 17 deri në 21 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha të herëpashershme me diell. Drejt fundit të ditës do të ketë kushte për shi të lehtë. Do të ketë erëra të lehta deri të moderuara, dhe në pjesë të luginës herë pas here të forta nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 2, ndërsa maksimale do të arrijë 19 gradë.
Në ditët në vijim, do të mbetet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme me intensitet të ndryshueshëm. Nën ndikimin e rrymave ajrore jugore, do të jetë relativisht ngrohtë deri të premten me temperatura që do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Do të ketë erëra mesatare deri të forta, me erëra të herëpashershme të forta jugperëndimore (mbi 80 km/orë) në pjesët perëndimore. Temperaturat do të fillojnë të ulen nga e shtuna.



