Pas kërkimfaljes publike të portalit RITMI, është bërë e ditur se një hap i tillë mirëpritet, por njëkohësisht kërkohet që raste të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen, shprehet Ademi.

Theksohet se edhe portalet dhe individët e tjerë që kanë publikuar apo shpërndarë informacione të pavërteta duhet të ndjekin të njëjtin shembull, duke marrë përgjegjësi për përmbajtjet e publikuara dhe duke kërkuar falje publike.
Në të kundërtën, bëhet e ditur se do të ndërmerren hapa përmes rrugëve ligjore dhe institucionale, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe reputacionit.



