Në Presidencë vendoset portreti i Ibrahim Rugoves, Adem Jasharit dhe flamuri i UÇK-së

Në Presidencën e Republikës së Kosovës janë bërë disa ndryshime, duke u vendosur disa prej simboleve të rëndësishme.

Në njërin prej këndeve të Presidentcës, është vendosur portreti i komandantit legjendar, Adem Jashari dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu, afër tyre është vendosur edhe portreti i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe flamuri dardan.