Dy barazime pa gola në dy “derbit” Milan – Juventus në sezonin 2025/26 të Serie A.
Ndërsa, lajmi kryesor i derbit të përfunduar pa gola, mund të jetë inkuadrimi i njëhershëm i dy futbollistëve shqiptarë, tregon qartë se bëhej fjalë për një ndeshje e cila sa i përket lojës, momentin më kulminant në fushë, e kishte golin e anuluar në pjesën e parë, transmeton Klankosova.tv.
Ardon Jashari tek AC Milan, që përfaqëson gjeneratën e re të saktësisë dhe fuqisë së mesfushës.
Edhe pse mbron ngjyrat e Zvicrës, rrënjët e tij nga Kumanova, janë në pah, teksa me inkuadrimin e vonshëm, nuk arriti ta thyejë mbrojtjen kokëfortë të Juves.
Në anën tjetër, Edon Zhegrova te Juventus, hyri nga stoli ndoshta edhe më i gatshëm për ta vendosur ndeshjen përmes një magjie me të majtën e tij.
Por, ky nuk ishte “derbi” i momenteve të mëdha, por një tjetër përballje zhgënjyese në mes Milan e Juventus.

