Blerim Hyseni: Pamjet thellësisht shqetësuese pranë varrezave të qytetit të Kumanovës

Pamjet pranë varrezave të qytetit të Kumanovës janë të papranueshme dhe thellësisht shqetësuese. Hedhja e mbeturinave në këtë hapësirë, që duhet të respektohet si vend i shenjtë dhe i qetësisë, është një akt i papërgjegjshëm që nuk mund të tolerohet. Ky fenomen, që fatkeqësisht ka filluar të shfaqet kohëve të fundit, po merr përmasa alarmante dhe kërkon reagim të menjëhershëm.
U bëjmë thirrje Bashkësisë Islame, Komunës së Kumanovës dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete për ndalimin e kësaj dukurie. Njëkohësisht, apelojmë edhe te qytetarët e ndërgjegjshëm që të reagojnë dhe të mos lejojnë që kjo zonë të shëndrrohet në deponi ilegale.
Ruajtja e dinjitetit të këtij vendi është përgjegjësi e përbashkët.
*Blerim Hyseni, keshilltar ne Komunen e Kumanoves

By admin3