Super përballje, sonte PSG pret Bayernin në gjysmëfinalen e UEFA Champions League.

Paris Saint-Germain e pret Bayern Munchen në “Parkun e Princave”, për ndeshjen gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Sonte nga ora 21:00, zhvillohet ndeshja e parë mes dy gjigantëve.

Kjo mund të cilësohet edhe si “finale para finales”.

Bavarezët sonte luajnë me disa mungesa: Gnabry, Kral dhe Guerreiro, të cilët janë të lënduar.

Derisa tek francezët thuajse krejt skuadra është gati.

Vlen të përmendet se Bayerni sonte do të jetë pa trajnerin, Vincent Kompany.