Gjykata Penale kundër Speciales për afatet

188

Gjykata Penale kundër deklaratave të Prokurores speciale, konfirmon se nuk ekziston afat të konfirmuar formal prej tetë ditëve që të caktohet seanca kryesore, pas padive të Speciales. Gjykata shpjegon se ky afat do të vlente nëse bëhet fjalë për lëndë arresti që zhvillohet me procedurë të shpejtë dhe nëse është përcaktuar masa e arrestit. Janeva në të dyja lëndët ku përfshihen 21 persona, nuk ka kërkuar masa kujdesi. Lëndët e Prokurorisë Speciale në mënyrë elektronike janë lëshuar tek dy gjykatës.

“Neni 472 dhe 474 parasheh se pas shpërndarjes së propozim-akuzës ose padisë private, gjykatësi ka për obligim të kontrollojë nëse është kompetent dhe nëse ekzistojnë kushte për refuzimin e propozimit ose padisë private ose në të kundërtën të caktojë seancë kryesore për të cilin do t’i njoftojë palët me ftesë dhe do t’u dorëzojë ekzemplar nga propozim-akuza ose padija private”, thanë nga Gjykata Themelore Shkupi I.

Në kushte kur nuk ka afate për veprim në procedura të shkurtra, respektohet ajo që vlen për procedurën e rregullt, thonë nga Specialja.

“Është i pakontestueshëm obligimi që, gjykata të shqyrtojë nëse do ta pranojë aktakuzën dhe do të caktojë seancë kryesore, mirëpo nuk duhet të harrohet obligimi i gjykatës, caktimi i seancës kryesore të jetë në suazat e parapara ligjore nga LPP, Neni 3, 4, 5, paragrafi 2, si dhe obligimi i gjykatës për caktimin e gjykimit në afat të arsyeshëm sipas Ligjit për Gjykata”, deklaruan nga PSP.

Dy paditë Prokuroria Speciale para opinionit i prezantoi të enjten, ndërsa deri te Gjykata Penale i dorëzoi një ditë më vonë. Katica Janeva u paraqit në gjykatë për rastin “Puçi”, por seanca u anulua për shkak se njëri nga anëtarët e jurisë ishte i sëmurë, ndërsa nga ana tjetër Janeva u ankua se, edhe pse si dëshmitar e ka ftuar kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, gjykata vendosi se në këtë fazë nuk është e nevojshme ai të dëshmojë.

Comments