Mbështetja e madhe për studentët jep rezultatet e para, Kasami e Mexhiti takohen me Mickoskin

Kryeministri Hristijan Mickoski sot zhvilloi një takim pune në të cilin morën pjesë bashkëkryetarët e VLEN, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, në të cilin siç thuhet u diskutua tema e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës.

“Në takim u theksua se vetëm përmes një qasje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që do të nënkuptojnë përparim, besim të ndërsjellë dhe një hap të përbashkët drejt së ardhmes.

Reklame

Bashkëbiseduesit ranë dakord se arsimi dhe dija janë themeli i çdo shteti modern dhe të suksesshëm. Prandaj, institucionet po punojnë në mënyrë aktive për të gjetur zgjidhje që do të jenë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, me qëllim që të sigurohet siguri juridike dhe funksionalitet”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

By admin1