Ky është parashikimi i Buzhalës për zgjedhjet e 7 Qershorit

Berat Buzhala ka publikuar parashikimin e tij për rezultatin e partive politike në zgjedhjet e ardhshme, duke vlerësuar se gara kryesore do të zhvillohet mes LVV-së, PDK-së dhe LDK-së.

Sipas Buzhalës, për Lëvizja Vetëvendosje çdo rezultat nën 40 për qind do të konsiderohej “dështim i madh”, ndërsa ai prognozon se kjo parti do të marrë mes 40 dhe 45 për qind të votave.

Reklame

Për Partia Demokratike e Kosovës, Buzhala vlerëson se rezultati optimal do të ishte mbi 22 për qind, ndërsa prognoza e tij është mes 20 dhe 22 për qind.

Sa i përket Lidhja Demokratike e Kosovës, ai konsideron se një rezultat mbi 20 për qind do të ishte shumë i mirë, ndërsa pret që kjo parti të arrijë mes 18 dhe 20 për qind.

Ndërkohë, për Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Buzhala thotë se çdo rezultat nën 5 për qind do të ishte fatal, teksa prognozon se AAK do të marrë mbi 7 për qind të votave.

Postimi i plotë:

By admin1