Pas kërkesës së PDK-së, Presidentja Justina Shiroka Pula, ka marrë vendim për kthimin në rishqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili në një postim në FB ka shkruar:
Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën.
Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj loje, turpi i mbuloftë për jetë.



