Terror në Tetovë: 54-vjeçari plagos fqinjen me mjet të mprehtë, kërcënon edhe nënën 78-vjeçare

Në SPB Tetovë gjatë mbrëmjes janë regjistruar dy raportime të ndërlidhura kundrejt personit V.R. (54) nga Tetova. Më konkretisht, më datë 29.05.2026 në ora 23:40, nëna e tij 78-vjeçare ka raportuar “kanosje të sigurisë gjatë dhunës në familje”, pasi në banesën familjare ai kishte thyer sende dhe sillej në mënyrë agresive.

​Pa kaluar shumë kohë, më datë 30.05.2026 në ora 00:17, fqinja e tyre ka raportuar se më datë 29.05.2026 rreth orës 18:10, V.R. ka trokitur në derën e saj dhe me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime. Personi V.R., me asistencën e policisë dhe Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Tetovë, është dërguar dhe hospitalizuar në një institucion përkatës shëndetësor në Shkup.

Reklame

By admin2